Në ditën e sotme (e diel) banorët në Big Brother VIP Kosova diskutuan për jetën personale.
Në mesin e tyre ka qenë edhe modelja Juliana Nura, e cila u shpreh se është një grua që dëshiron të ketë një karrierë.
“Ka lloj lloj gra që mendojnë ndryshe. Unë i përkas grave që dojnë me pas karrierë dhe që dojnë të arrijnë me forcën e vet, atë që dëshirojnë të arrijnë”, tha ajo.
“Por, kam qejf me pas një super të fortë, por jo super të fortë financiarisht, por në kokë. Të mbështetemi te njëri-tjetri”, shtoi Xhuli.
Zeshkania ka bërë bujë të madhe vite më parë, pasi në internet kishte rrjedhur një video intime e saj.
E njëjta këtë vit bëri rikthimin në media e jetë publike pas një periudhe të gjatë, duke qenë se prej vitesh ka qenë e tërhequr.
“Vendosa të bëhem e fortë, të jem fytyrë për të gjithë ato gra që tejkalojnë një gjë të tillë”, tha ajo duke kujtuar kohën e errët të vitit 2010.
Krahas kësaj, Nura tashmë është e njohur edhe si trajnere e fitnesit. /Telegrafi/