Site icon Telegrafi

Xhuli Nura: Më ka marrë malli të dashurohem, u bënë gjashtë vjet që nuk kam rënë në dashuri

Foto: Screenshot/Instagram

Stresi dhe Xhuli Nura ditën e djeshme (e martë) për Shën Valentin kanë shijuar një bisedë së bashku.

Ata kanë folur për karrierën dhe jetën personale, duke treguar më shumë detaje për romancat e tyre të mëparshme.

Njëra nga pyetjet që iu drejtua modeles nga Drenica kishte të bënte dashurinë, që duhej të thoshte më shumë se si është kur bie në dashuri.

Foto: Screenshot/YouTube

“Isha duke fluturuar, asgjë nuk më ndalonte edhe gjithë bota të ishte kundër neve dyve ishte mirë. Më mungonte edhe pse bashkëjetonim. Një njeri inteligjent dhe i respektueshëm e vlerësoj për atë kohë. Unë e dashuruar jam e çmendur dhe nuk ka asgjë në botë që nuk e bëj për atë person”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Xhuli Nura për Stresin: Nuk e kam ditur që do ta kem kundërshtarin më të madh që do ta përdorë historinë time private

Tutje, ajo është shprehur se e ka marrë malli të dashurohet pasi ka një kohë të gjatë që është beqare.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më ka marrë malli të shoh Xhulin e dashuruar sepse ka gjashtë vite që nuk kam qenë në dashuri, mos të mendoj vetëm për punë, por edhe të jem më e butë”, shtoi Nura.

Xhuli ndryshe nisi një lidhje dashurie brenda BBVK me konkurrentin Atdhe Xharavina. /Telegrafi/

Exit mobile version