Telegrafi

Xhuli Nura jep intervista për mediat gjermane nga stadiumi: Krenare që jam shqiptare

Modelja e njohur, Xhuli Nura, ka parë të gjitha ndeshjet e kombëtares shqiptare në Euro 2024.

Ajo ishte e pranishme edhe në lojën e tyre të fundit me Spanjën në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ndërsa ndodhej në stadium për të përkrahur shqiptarët, ish-banorja e Big Brother ka dhënë edhe disa intervista për mediat gjermane.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka bërë një postim në Instagram duke falënderuar të gjithë, ndërsa thekson se është krenare që vjen nga trojet shqiptare.

Lexo po ashtu Xhuli Nura merr vëmendje me një video, ndërsa shfaqet duke kërcyer me tupana në mes të Dyseldorfit

“Faleminderit të gjitha mediave që më fotografuan ose që iu dhashë intervista atyre gazetarëve. Duke shfaqur dhe treguar botës se çfarë jemi bërë ne djemtë dhe vajzat shqiptare”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli nga Drenica theksoi: “Jam krenare që kam shikuar të gjitha ndeshjet në stadium dhe isha atje për kombësinë tonë, pasi historia jonë është mohuar për një kohë vërtet të gjatë”.

Nura në fund tha: “Njëherë e përgjithmonë jemi kombi më i madh dhe gjuha më e vjetër në Evropë dhe krenare që jam shqiptare”. /Telegrafi/