Site icon Telegrafi

Xhuli Nura: Jam luaneshë në shtrat

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur Xhuli Nura ka qenë protagoniste e intervistës më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndryshme lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe jashtë saj.

Mes të tjerash ajo e cilësoi lidhjen me Atdheun brenda shtëpisë së BBVK si lëvizjen më të keqe që ka bërë gjatë lojës së saj.

Xhuli Nura (Foto: Xhuli Nura/Instagram)

Në anën tjetër, bukuroshja nga Drenica shtoi se ende e pret një kërkim-falje prej Vedatit për deklaratat që ai ka thënë në shtëpi, duke e quajtur “komandante të Dubait”.

Lexo po ashtu Pas shumë lidhjeve të dështuara, Fjolla Morina konfirmon se ka gjetur të dashur të ri: Më në fund kam rënë në të

Ajo u shpreh se edhe nëse nuk e merr atë kërkim falje, Vedati do të tregojë vetëm veten e tij.

Ndërsa për fund ishte rezervuar pyetja pikantre si gjithmonë, ku Xhuli u pyet “nëse në shtrat është një luaneshë apo pulë”.

“Një pyetje për të qeshur, por sigurisht që luaneshë, gjithmonë luanesh”, u përgjigj mes të qeshurave Xhuli.

Kujtojmë që Xhuli Nura rezultoi si femra më e arrirë në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, duke u renditur e treta në finalen e madhe, e cila shpalli si fitues Stresin. /Telegrafi/

Xhuli Nura (Foto: Xhuli Nura/Instagram)
Exit mobile version