Xhuli Nura është njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova që është komentuar në masë të madhe për qëndrimin brenda.
Ajo cilësohet si një lojtare e fortë, përkundër se ka krijuar polemika të shumta e debate të mëdha me konkurrentët e tjerë.
Së fundmi, në një bisedë në oborr të shtëpisë me Brunon dhe Stresin, ajo thotë se nuk e ka paramenduar se do të rrinte kaq gjatë e mbyllur.
“Nuk e kam paramenduar që një person që është 24 orë rrugëve që të mbyllet për 80 ditë brenda dhe akoma jam në rregull. E kam menaxhuar jetën këtu shumë mirë, jam shumë krenare me veten”, u shpreh modelja nga Drenica.
Madje, zeshkania shtoi se ky ishte qëllimi i saj dhe se do ta çojë këtë sfidë deri në fund.
“Unë kur e kam vendosur pikësynimin që ta fitoj këtë gjë, e kam ditur se këtu janë sakrificat dhe nuk ndalem derisa të fitoj”, thekson Nura.
Banorët e BBVK-së duhet theksuar se garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/