Telegrafi

Xhuli Nura ishte e pranishme në O2 Arena të Londrës, në duelin e Anthony Joshua ndaj Jermaine Franklin

Anthony Joshua ka arritur të mposht Jermaine Franklinin në një duel të zhvilluar në O2 Arena në Londër.

Boksieri britanik fitoi ndaj amerikanit pas 12 raundesh me vendim unanim, ku mori votat 118-111, 117-111 dhe 117-111.

Këtë përballje nga afër e ka parë edhe ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ndoqi nga afër meçin e mash të boksit, teksa ka shpërndarë disa imazhe e video në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Joshua mposht me lehtësi Franklinin dhe i dërgon mesazhe të forta Furyt e Wilderit: Jam i gatshëm për përballjen me ju

Duket se modelja është një fanse e Joshuas, pasi edhe në këtë meç ishte në krah të tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e njohur pak ditë më parë udhëtoi për në Londër për shkak të angazhimeve që ka atje.

Ajo ishte në mesin e pesë finalistëve në BBVK dhe bëri bujë të madhe me qëndrimin brenda shtëpisë. /Telegrafi/