Finalistja e Big Brother VIP, Xhuli Nura, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Veç kësaj, ajo ka sqaruar edhe disa deklarata që ka bërë duke përfshirë këtu edhe disa persona nga jashtë.
Modelja nga Drenica foli edhe rreth historisë me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri, duke qenë se e kishte komentuar edhe brenda.
E njëjta tha se e kishte rrahur artisten e famshme disa vite më parë, për të cilën pati një reagim edhe nga vet krijuesja e hitit “Harroj”.
“Çka kam thënë në Big Brother janë gjithmonë të vërteta, ka ndodh një keqkuptim, i kërkoj falje Dafinës dhe i them të gjitha vajzave nëse keni pasur një konflikt kërkoni falje dhe mundohuni të gjeni një rrugë të përbashkët”, u shpreh ajo në lidhje me Zeqirin.
“Dafina është këngëtare shumë e mirë. Bravo për karrierën që ke bërë”, tha tutje ajo.
Ndërkaq, fitues i Big Brother VIP Kosova u shpall Arkimed Lushaj – Stresi. /Telegrafi/