Site icon Telegrafi

Xhuli Nura flet para nisjes së Big Brother VIP Kosova 2: Loja është e vështirë, shpresoj që jeni gati

Foto: Screenshot/YouTube

Modelja e njohur nga Drenica, Xhuli Nura, ka reaguar me një video përpara nisjes së Big Brother VIP Kosova 2.

Duke qenë se ishte pjesë e edicionit të parë, ajo ka ndarë një postim në InstaStory, ku duket të ketë qenë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

“Jemi në dhomën time, e dini qe është lavenderia. Çfarë kujtime të bukura, çfarë nostalgji. Kur isha në dhomë të rrëfimit, më dolën lotët prej emocioneve, çfarë kemi përjetuar këtu, çfarë emocioni, dashurie, çfarë respekti, çfarë vlere për veten mbi të gjitha”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-finalistja e këtij formati tutje shtoi: “Është një lojë e vështirë, shpresoj që jeni gati”.

Lexo po ashtu Sonte nis Big Brother VIP Kosova 2

Tashmë u bë e ditur se në moderim të këtij spektakli do të jenë sërish: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Foto: Screenshot/Instagram

Në rolin e opinionistëve është përzgjedhur Anita Muçaj – Haradinaj së bashku me Bledi Manen.

Konkurrentët siç është thënë janë të profileve të ndryshme, por që do të bëjnë bujë të madhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version