Site icon Telegrafi

Xhuli Nura e thotë sërish se para Big Brother ka qenë në lidhje me Noizyn

Ajo po vazhdon akoma të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale e faqet rozë.

Bëhet fjalë për Xhuli Nurën, e cila edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, duket të jetë ende në formë dhe tejet e komentuar.

Modelja nga Drenica ka rikthyer sërish një temë, gjersa shfaqet live së bashku me Cllevion në TikTok.

 

E njëjta ka zbuluar se ka qenë në lidhje me reperin Noizy para se të hynte në BBVK.

Lexo po ashtu U përfol për një lidhje dashurie me Xhuli Nurën, reagon Noizy: Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë

“Për herë të parë po e them këtu që ishim të lidhur, jo njohje e sipër, por ishim të lidhur sepse unë isha çdo ditë me të thuajse”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Nura shtoi: “Ai nuk më dërgoi asnjë mesazh që po më pret jashtë dhe unë vazhdova jetën time, dhe ai prapë me jetën e vetë. U rikthye prapë me ish-in. Rigelsi e di shumë mirë kontratën tonë, çfarë i kam thënë dhe nuk e mbajti. Unë e vazhdova. Përse të pres unë një mashkull që nuk e di se çfarë do nga jeta dhe unë e di çka dua nga jeta. Jo, Jo. Unë i lë mbrapa këta çuna”.

Noizy nga ana tjetër hodhi poshtë këto deklarata të Xhulit, duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë romancë me të. /Telegrafi/

Exit mobile version