Telegrafi

Xhuli Nura i del në mbrojtje Nita Latifit për debatin me Ronaldo Sharkën në BBVA: Kur gruaja thotë mos më prek, i bie ndalu

Nita Latifi këto ditë është komentuar pak më shumë nëpër media e shtypin rozë për shkak të përfshirjes në debate brenda Big Brother VIP Albania.

Ajo së fundmi pati një përplasje me Ronaldo Sharkën, ku e cila nisi nga nominimi që këngëtarja ia bëri gazetarit nga Shqipëria.

Artistja nga Kosova u shpreh e revoltuar për mënyrën se si Sharka u sill me të dhe për veprimet që bëri.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë, Latifi pati mbështetje të madhe nga jashtë nga miqtë dhe ndjekësit e këtij formati.

Lexo po ashtu Opinionisti Arbër Hajdari i drejtohet Nita Latifit: Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën në Big Brother VIP Albania

Një reagim nuk mungoi as nga finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, e cila e përgëzoi Nitën për fjalët që tha.

“Bravo Nita Latifi. Kur gruaja thotë mos më prek i bie ndalu, mos më prek dhe pikë”, u shpreh modelja nga Drenica.

Nita përndryshe ka kaluar më shumë se 80 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/