Nita Latifi këto ditë është komentuar pak më shumë nëpër media e shtypin rozë për shkak të përfshirjes në debate brenda Big Brother VIP Albania.
Ajo së fundmi pati një përplasje me Ronaldo Sharkën, ku e cila nisi nga nominimi që këngëtarja ia bëri gazetarit nga Shqipëria.
Artistja nga Kosova u shpreh e revoltuar për mënyrën se si Sharka u sill me të dhe për veprimet që bëri.
Për këtë, Latifi pati mbështetje të madhe nga jashtë nga miqtë dhe ndjekësit e këtij formati.
Një reagim nuk mungoi as nga finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, e cila e përgëzoi Nitën për fjalët që tha.
“Bravo Nita Latifi. Kur gruaja thotë mos më prek i bie ndalu, mos më prek dhe pikë”, u shpreh modelja nga Drenica.
Nita përndryshe ka kaluar më shumë se 80 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/