Modelja e njohur, Xhuli Nura, është një prej banoreve më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Mbrëmjen e së shtunës, ajo u ka rrëfyer banorëve të tjerë se si vite më parë ka takuar futbollistin e njohur francez, Karim Benzema.
Me të dëgjuar këtë, banorët e tjerë kanë filluar ta tallin se mos ajo e ka pasur fjalën për “sigurimin ose truprojën e Benzemas”.
Xhuli duke qeshur iu është kundërpërgjigjur se është e vërtetë që ka takuar sulmuesin e Real Madridit, gjersa iu ka sugjeruar atyre që nuk e besojnë, që t’i kërkojnë fotografitë në Google për ta vërtetuar.
Përndryshe, një ditë më parë janë larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova reperi MC Beka dhe artistja Gigliola Haveriku, si më pak të votuarit nga publiku. /Telegrafi/