Mbrëmë (e shtunë) në Big Brother VIP Kosova hynë tre ish-konkurrentë: Edon Shileku, Edoni dhe Atdhe Xharavina.
Ata duket se do të qëndrojnë një natë brenda shtëpisë së famshme, gjersa menjëherë kanë filluar debatet e bisedat me banorët e tjerë.
Xhuli Nura ndërkohë ka bërë një rrëfim prekës nga jeta personale, derisa po bënte një bisedë me aktorin e zhanrit “Drag Queen”.
E njëjta ia tregoi një histori me një ish-të dashur, i cili kishte përdorur dhunë fizike ndaj saj.
“A e mban mend kur të kam thënë se kam qenë shumë e dashuruar një kohë kur i kam pasur 26, 27 vjet. Me një djali që e njihte Stresi, ish-të dashurin tim. Vendosa që pas një viti që udhëtonim nonstop vendosëm të bashkëjetonim, a po vjen ti në Finlandë ose unë në Londër. Unë vendosa që të shkoj në Londër se në Finlandë është më vështirë të gjesh punë në gjuhën angleze. Kur vendosa të shkoj në Londër e shita makinën, motorin, shtëpinë e vura me qira, ia fillova prej zeros. Ai e kishte banesën me një shok të vetin se atje janë shumë shtrenjtë, një dhomë ky një dhomë ai. Një shtëpi e çuditshme për nivelin tim, pastaj pa makinë. Do të thotë një jetë prej zeros ja fillova për dashuri”, filloi ngjarja e modeles nga Drenica.
Nura tutje tha se nuk dëshironte të shpaloste këtë moment, por që ndoshta do t’i ndihmojë grave të tjera.
“Më pas filluan problemet unë nuk i kam vënë re duke kaluar, por kur bashkëjeton i vëren problemet çfarë ka. E njeh mirë. Ia nisa me pas frikë, kur kishim debate kisha frikë se ishte i dhunshëm. Ke një moment që e gjeta veten në një dhomë sa i bëra 28 vjet, ja nisi prej debatit shumë të vogël ishte e hënë atë ditë kurrë nuk e harroj për një gjë shumë të vogël. Për dy vjet lidhje u bëra një Xhul krejt tjetër. Eskaloi situata aq shumë, kesh me një qosh dhe e pashë veten në një moment ai duke më rrahur me boksa. Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua”, vazhdoi mes tjerash ajo. /Telegrafi/