Modelja Xhuli Nura vazhdon të mbetet një prej banoreve më të zëshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Që nga hyrja e saj në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat, Xhuli ka qenë pjesë e debateve dhe bisedave të ndryshme që zhvillohen nga banorët.
Të enjten, ajo iu ka folur banorëve të tjerë për rajoni ne Drenicës, ku mes të tjerash ka theksuar infrastrukturën e kësaj zone.
E njëjta është shprehur se të gjitha rrugët në fshatrat e Drenicës tani janë të asfaltuara.
Por një gjë të tillë nuk ia ka mbështetur këngëtarja tjetër me prejardhje nga Drenasi, Dafina Dauti, ku është shprehur se ka ende zona në atë rajon që nuk kanë infrastrukturë të duhur.
Përndryshe, përveç Xhulit, të nominuar këtë javë janë banorët: Mbresa, Andi, Melisa, Arta, Artani, Dafina dhe Stresi – ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të enjten. /Telegrafi/