Telegrafi

Xhuli iu drejtohet banorëve të BBVK: Të gjithëve do t’ju nxjerr jashtë një e nga një

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, është një prej banoreve më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo është shumë aktive në diskutimet që zhvillohen në shtëpi dhe është pjesë e pothuajse çdo debati.

Xhuli së fundmi në një bisedë e sipër me disa nga banorët e shtëpisë, është nervozuar aq shumë sa i ka ngacmuar duke iu thënë se do t’i nxjerr të gjithë një e nga një.

Ajo e sheh veten si një lojtare të fortë dhe pretendente për ta fituar këtë lojë, e cila si shpërblim ka çmimin prej 200 mijë eurosh.

Pak ditë më parë, Xhuli deklaroi se e kishte marrë shumë personale garën e Big Brother VIP Kosova dhe se do të bëjë gjithçka për ta fituar atë.

“Goxha personale e kam marrë këtë garë, ose fitore ose asgjë…”, është shprehur ajo. /Telegrafi/