Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Bruno i ka dalë goxha në krah Vedatit, derisa nuk iu ka ikur përplasjeve të shumta me Xhulin gjatë ditës së sotme.
Madje, mbrojtja e Brunos e ka acaruar aq shumë Xhulin, teksa kjo e fundit i ka bërë me ton të lartë të zërit disa pyetje konkurrentit nga Shqipëria.
“Stresi më ka kërkuar falje për goditjen në të pasme. Vedati se ka bërë, prandaj mendoj që është dyfytyrësh. A po të dukem eskortë e Dubait?”, i ka thënë Xhuli-Brunos.
Ky debat vjen pas një diskutimi të zjarrtë që humoristi Vedat Bajrami ka ngritur tash e sa ditë në publik.
Gjithçka nisi kur në debat e sipër ditë më parë, ai iu drejtua XHulit me epitetin “komandante e Dubait” – gjë për të cilën ka pasur shumë reagime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë shtëpisë.
Vet Xhuli është pikëlluar mbrëmjen e së premtes në spektakël, me të dëgjuar ofendime të tilla nga Devati, i cili pavarësisht kritikave, nuk është tërhequr nga ky qëndrim i tij. /Telegrafi/