Xhudistët mund t’i sjellin Kosovës medaljet e radhës, ku prej 18-20 shkurt në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet Grand Slami i xhudos.
Vendin tonë e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg). Ajo garon sot (e enjte), ndërsa Gjakova dhe Fazliu të premten.
Derisa Majlinda e Akili, po synojnë të marrin sa më shumë pikë olimpike për renditje më të mirë në top-10, Laura po synon të bëhet xhudistja e gjashtë me normë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka pushojnë.
Iu urojmë fat dhe suksese ekipit tonë me në krye përzgjedhësin, Driton Kuka.