Telegrafi

Xhudistët kosovarë drejt Parisit për medalje të reja (Foto)

Xhudistet kosovare dhe xhudisti i vetëm kosovar nesër do të jenë prezent në shortin e turneut të rëndësishëm të xhudos, Grand Slam të Parisit.

Nën drejtimin e trajnerit kampion olimpik, Driton Kuka, përveç Majlindës do të jenë edhe Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Majlinda Kelmendi ka fituar këtë turne në tri herët e fundit dhe tash për herë të parë do të shfaqet aty si kampione olimpike. /Telegrafi/