Site icon Telegrafi

Xhiro e veçantë në Ipko Superligë, fitojnë pesë ekipe mysafire – vendasit nuk arrijnë të shënojnë asnjë gol

Ka përfunduar xhiro e 24-të në Ipko Superligë ku regjistruar disa rezultate befasuese.

Kjo xhiro që u zhvillua ka qenë shumë e veçantë, pasi nga gjashtë ndeshje pesë ekipe mysafire kanë arritur fitore, ndërsa një takim është mbyllur pa fitues.

Dy ndeshjet e para u zhvilluan të premten, ku Dukagjini pësoi në shtëpi 0-2 nga Feronikeli, ndërsa në kryeqytet Flamurtari dhe Ballkani luajtën baras 0-0.

Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera, ku rezultatet ishin të ngjashme pasi triumfuan skuadrat mysafire 0-2.

Prishtina arriti një fitore të pritshme të Vushtrria, ndërsa në Podujevë ndodhi befasia ku Drenica mposhti Llapin 0-2.

Fitoret i takuan mysafirëve edhe ditën e diel, ku dy skuadrat gjilanase Drita dhe Gjilani triumfuan në udhëtim te Trepça ’89 0-2 respektivisht te Ferizaj 0-3.

E veçanta e kësaj xhiro ishte se asnjëra nga gjashtë skuadrat vendase nuk arriti të shënoj gol gjë që nuk kishte ndodhur me vite të tëra.

Në mungesë të tifozëve në shkallët e stadiumeve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera evropiane ekipet mysafire po arrijnë rezultate më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version