Telegrafi

Xhirimi i ngadalësuar i driblimit të Messit në Filipe Luis është një tjetër tregues se argjentinasi nuk është nga ky planet

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga derbi mes Atletico Madridit dhe Barcelonës ndeshja vazhdon të komentohet.

Jo për shkak se përfundoi 1-1, por edhe këtë herë Lionel Messi dhuroi spektakël në fushën e blertë.

Një nga ato momente ishte driblimi i argjentinasit në Filipe Luis.

Lionel Messi në mesin e tre lojtarëve të Atleticos (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ky moment është më i bukur në xhirim të ngadalësuar, së pari kur Messi ndal topin me kokë në ajër, pastaj mënyrë se si e qetëson topin dhe driblimi i menjëhershëm në mbrojtësin brazilian.

E gjitha kjo është shndërruar hit në media dhe rrjetet sociale nga tifozët.

Lexo po ashtu Messi i përgjigjet në mënyrë fantastike pyetjes së famshme: "A mund t'ia dilte ai në një natë të ftohtë në Stoke?"

Vlen të theksohet 31-vjeçari ishte vendimtar edhe pse nuk shënoi gol ndaj skuadrës së Diego Simeones, ai asistoi te goli i Ousmane Dembeles.

Ndeshja e ardhshme e Barçës në La Liga është kundër Villarrealit. /Telegrafi/