Të pasionuarit pas veturave unike, tashmë mund ta kenë një Sin City Hustler, por vetëm nëse i kanë xhepat e thellë.
Kjo veturë e punuar me dorë në Los Angeles të Nevadës në SHBA, është e gjatë 12 metra dhe e lartë 3.6 metra.
Me formën gjigante, edhe rrotat duhet të jenë të tilla – 167 centimetra, numëron rrota e kësaj veture, transmetno Telegrafi.
Me afro shtatë tonelata, kjo veturë arrin edhe në terrenet më të vështira të shkretëtirës së thepisur.
Në këtë veturë mund të ulen 12 persona – një ekip futbolli, së bashku me menaxherin.
Nëse doni ta keni, për të duhet të bëni gati një milion dollarë. /Telegrafi/