Telegrafi

Xhesika Berberi u ofendua në komente nga Capital T?

Xhesika Berberi është një prej personazheve më të komentuara të skenës.

Bukuroshja që është edhe një prej modeleve më të njohura shqiptare, e dalluar për bukurinë dhe linjat trupore, së fundmi u befasua kur një mik i saj e ngacmoi në komente.

Ishte Capital T reperi i cili ngacmoi bukuroshen në Instagram.

“Si tentene”, ka shkruar Capital T duke përshkruar veshjen e modeles.

Xhesika nuk e kuptoi reperin, duke kërkuar sqarime për këtë koment.

Capital T i bëri thirrje që ta kërkojë në ‘google’, por Xhesika më nuk i ktheu përgjigje.

Dy miqt e mirë të estradës duket se kanë acarruar raportet pas këtyre komenteve, gjithnjë sipas mediave shqiptare.

Edhe Capital T edhe Xhesika janë ‘single’. /Telegrafi/