Telegrafi

Xhensila Pere e BB8 vazhdon të çmendë rrjetet sociale (Foto)

Bukuroshja, e cila aktualisht është konkurrente e ‘Big Brother 8’, ka bërë të flitet për të për shkak të linjave të saj trupore.

Bëhet fjalë për Xhensila Peren, e cila po josh me trupin e saj dhe po bën shumë fansa jashtë shtëpisë më të madhe shqiptare, “Big Brother”, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2014 ajo ka konkurruar në “Miss World Albania”, ndërkohë që vetëm në pak orë nga paraqitja e saj në “Big Brother 8”, fotot e saj seksi dhe provokuese kanë bërë xhiron e faqeve online dhe rrjeteve sociale. /Telegrafi/