Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj vjen me poza tërheqëse nga shtrati: Çdo gjë e vogël është e bukur

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram/xhensilamyrtezaj)

Konsiderohet të jetë njëra prej artisteve më tërheqëse shqiptare. Fjala është për Xhensila Myrtezajn, e cila ka bërë një publik të tërë për vete me energjinë pozitive që e përcjell.

Bukuroshja po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale, teksa publikon imazhe dhe video të llojllojshme për fansat e saj.

E njëjta së fundmi ka hedhur disa fotografi atraktive nga shtrati, në të cilat shfaqet pa grim por mjaft joshëse.

“Çdo ditë dëshmoj bekimet e Zotit. Çdo ditë është një fillim i ri. Çdo gjë e vogël është e bukur”, shkruan në njërën prej imazheve të Myrtezaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja ka disa muaj që është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajka. Që nga ajo kohë ajo ka lënë më anash projektet muzikore, e të fundit projekt që ka sjellë është “Sekreti im” në bashkëpunim me kompozitorin Pirro Çako.

Për këtë këngë Xhensila u shpreh se ka punuar mjaft shumë dhe është një prej realizimeve më favorite të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version