Telegrafi

Xhensila Myrtezaj shkëlqen me veshjen unike në imazhet e reja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj krahas një karriere të suksesshme muzikore komentohet edhe për paraqitjet e saj. 

Artistja nga Shqipëria njihet për stilin me shumë shije dhe në daljet e saj publike nuk zhgënjen asnjëherë ashtu siç ka ndodhur edhe me një nga dukjet e saj së fundmi.

Xhensila ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa imazhe në të cilat shihet e veshur me një xhaketë dhe mini-fustan ngjyrë bezhë me prerje në bel dhe tek pjesa e këmbëve.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Veshjen e saj këngëtarja e përshtati me çizme ngjyrë bezhë dhe të zezë, ndërsa shihet me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la të lidhura bisht.

Krijuesja e hitit “Ale ale” dukej në formë të mrekullueshme teksa të shumta ishin edhe komentet nga ana e fansave të saj sipër imazheve.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që Xhensila përveç angazhimeve me muzikë prej vitesh është e martuar me aktorin e humorit, Bes Kallaku, dyshja bashkë kanë një vajzë.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj paraqitet atraktive dhe me shumë stil në fotosesionin e ri

Ndërkohë, kënga e fundit e Xhensilës është bashkëpunimin me Elgit Dodën “A e din”. /Telegrafi/