Xhensila Myrtezaj është prej këngëtareve që vazhdimisht merr vëmendje me paraqitjet e saj plot stil dhe elegancë.
Krahas projekteve të shumta muzikore dhe angazhimeve me koncertet, Xhensila është e dashur dhe e pëlqyer teje mase edhe në rrjetet sociale.
Vetëm në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja nga Shqipëria numëron 1.7 milion ndjekës, e ku sjell imazhe të bukura dhe atraktive.
Edhe së fundmi, krijuesja e htiti “Çelësi i zemrës”, u shfaq në disa poza në të cilat dukej joshëse dhe në formë të mirë, ndërsa nuk munguan as komplimentet e shumta nga ana e fansave.
E veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë, me dekolte të hapur dhe mëngë të gjata që ia zbulonin supet, Xhensila dukej mahnitëse.
Ndryshe, kënga e fundit e artistët është “Mëkati jem”, një bashkëpunim me Majk dhe Geasy.
Kujtojmë që Xhensila prej vitesh është e martuar me aktorin, Bes Kallaku, çifti kanë një vajzë. /Telegrafi/