Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.
Këngëtarja e njohur krahas një karrierë të suksesshme në muzikë prej kohesh është përkushtuar edhe në biznes.
Por, ndërkohë që mbete e angazhuar, Xhensila iu qëndron afër fansave edhe përmes rrjeteve sociale me postime të ndryshme që përherë marrin vëmendje.
Edhe së fundmi krijuesja e këngës “Çelësi i zemrës” solli disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku numëron gati dy milionë ndjekës.
Xhensila shihet e veshur e tëra në të zeza, me një pallto të gjatë nga lëkure të kombinuar me çizme të zeza me taka të larta.
“E gjitha që kemi është e tashmja”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazhe, sipër të cilave mori mijëra pëlqime e komente të shumta.
Ndërkohë, sa i përket muzikës projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me Majk dhe Geasy “Mëkati jem”. /Telegrafi/