Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj shkëlqen me dukjen e thjeshtë dhe natyrale në Zvicër

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Xhensila Myrtezaj ka vazhduar angazhimet me koncerte jashtë vendit.

Këngëtarja e njohur së fundi po qëndron në Zvicër ku ka mbajtur koncert për bashkatdhetarët atje, ndërsa ka gjetur kohë edhe për tu relaksuar.

Artistja nga Shqipëria postoi së fundi disa imazhe në të cilat u paraqit e thjeshtë, por në formë të mirë dhe tejet atraktive.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Me një veshje sportive dhe pa grim, këngëtarja tregoi bukurinë natyrale, për të cilën është komentuar shumë shpesh.

“Ju paça”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve duke iu drejtuar fansave të saj të shumtë.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja publikoi bashkëpunimin me dy reperët nga Kosova, Majk dhe Ghetto Geasy.

Kënga “Mëkati Jem”, u prit mirë dhe deri më tani ka arritur afër një milion klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

 

 

Exit mobile version