Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj kërkon lirimin e Noizyt duke bërë thirrje nga koncerti

Artisti i njohur, Rigels Rajku dhe DJ i tij, Crax, janë ende në pritje të ekstradimit të tyre drejt Kosovës.

Kjo për shkak të sherrit të ndodhur në Pejë me personazhin e TikTok-ut, Medi Isenin.

Shumë artistë i kanë dalë në mbrojtje kolegut, të cilët kërkojnë sa më shpejtë lirimin e 37-vjeçarit.

Foto: Screenshot/TikTok

Një prej tyre është edhe Xhensila Myrtezaj, e cila ka vendosur që ta shpreh në një formë tjetër.

Lexo po ashtu I bashkohet personazheve të tjerë - Egla Ceno kërkon lirimin e Noizyt

Në një koncert të mbajtur në Lezhë, këngëtarja i bëri thirrje audiencën me frazën: “Të jetë i lirë Noizy”.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo më pas interpretoi projektin e tyre të përbashkët, ku brohoriti i gjithë publiku.

Në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin është edhe reperi tjetër, Stresi. /Telegrafi/

Exit mobile version