Telegrafi

Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda paralajmërojnë bashkëpunimin

Dy artistët e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda po vijnë me një bashkëpunim.

Dyshja e njohur që njihen për hite të shumta këtë herë kanë bashkuar talentin për të sjellë një këngë të re.

Duke ndarë video të njëri-tjetrit në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, këngëtarët dëgjohen teksa këndojnë një pjesë të shkurtër të projektit.

“A e din ti”, kanë shkruar artistët e njohur sipër videove bardhë e zi duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj publikon këngën e re "Ale Ale"

Në anën tjetër, theksojmë që të dy janë tejet aktive me projekt muzikore dhe koncerte të shumta.

Projekti i fundit i Xhensilës është kënga “Ale ale” e cila u publikua vetëm pak ditë më parë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 1.4 milion klikime në kanalin e YouTube.

Ndërsa, kënga e fundit e Elgitit është bashkëpunimi me Donald dhe Romeo Veshaj “Picasso”. /Telegrafi/