Telegrafi

Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”

“Lamtumirë” ështe titulluar kënga e re e publikuar nga Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe reperi Noizy.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Xhensilës në YouTube.

Për tekstin e këngës kanë punuar vetë këngëtarët, me ndihmë edhe nga J Gashi. Videoklipin e ka realizuar “Hija Music Videos”.

Lamtumirë ka nxitur shumë biseda në rrjetet sociale, pasi që ka marrë vëmendje të madhe që kur filluan raportet për ndarjen e Xhensilës nga aktori Bes Kallaku.

Kënga është shumë ritmike dhe duket se do të jetë një hit për këtë verë. /Telegrafi/