Telegrafi

Xhensila dhe Mozzik së shpejti bashkëpunim

Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë këngën e re që do ta realizojë me reperin Mozzik.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, krijuesja e hitit “Vespa” ka shkruar se kënga do të realizohet nga Zzap and Chriss, transmeton Koha.net.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Mozzikut me këngëtaret shqiptare, pasi më parë ai ka realizuar këngën me Enca Haxhiajn kurse pritet të publikohet edhe bashkëpunimi me Kidën.