Telegrafi

Xhensila dhe Besi pozojnë bashkë, komiku thotë se është e vërtetë thënia se çiftet fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku (Foto: Instagram/ bes_kallaku)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të pëlqyera të skenës shqiptare dhe bëjnë pjesë në listën e yjeve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Këngëtarja numëron mbi 1.4 milion ndjekës në Instagram, derisa aktori që e ka provuar veten edhe në këndim numëron mbi 1.1 ndjekës në këtë rrjet social.

Këto ditë, ata e kanë shpërndarë një fotografi të përbashkët duke pozuar në veturë, të cilën Xhensila e ka përshkruar thjesht: “Z. dhe Znj. Kallaku”.

(Foto: Screenshot/Instagram/xhensilamyrtezaj)

Nga ana tjetër, Besi nuk ka mundur të mos e përdorë anën e tij komike duke shkruar: “Është e vërtetë thënia se një çift fillojnë i ngjajnë njëri-tjetrit, kjo është arsyeja pse është zbukuruar edhe znj. Kallaku”.

Lexo po ashtu Të karantinuar në shtëpi, Bes Kallaku dhe Xhensila nisin të bëjnë një vallëzim derisa papritur rrëzohen para kamerës

Fotografia ka marrë pëlqime të shumta dhe komente nga fansat e tyre, por edhe nga kolegët që e kanë uruar çiftin e famshëm. /Telegrafi/