Gjesti sërish ka qenë në mendjen e Xhenetës së fundmi, e cila pohoi që i njëjti nuk i ka dërguar asnjë mesazh që pas eliminimit nga BBVK, pa dijeninë e saj që ai tashmë është kthyer në sensacion me të “aderuar” në BBVA.
Xheneta i tha Leos se tashmë që dy javë ajo nuk mori asnjë shenjë nga Gjesti dhe se aludon që mund t’i jetë kthyer ish të dashurës së tij.
“Paramendo që dy javë ditë është dalë dhe asnjë shenjë nuk më ka dhënë, po më doket që u kthy tek ajo beba [ish e dashura]”, i thoshte ajo Leos.
“Ai ka ‘mujtë’ së paku me dërgu një letër”, shtoi Xheneta.
Ishte Leo i cili po ashtu i thoshte që dyshon që Gjesti mund të jetë kthyer tek ish e dashura dhe se ai e kishte përmendur shumë atë gjatë kohës sa ishte brenda.
Situata dramatike kanë ndodhur edhe tek ana tjetër e formatit, ku Gjesti së fundmi kishte deklaruar për Xhenetën se vërtetë e kishte dashur. /Telegrafi/