Site icon Telegrafi

Xhelozia shkaktoi ndarjen e Libertës dhe Getit

Në edicionin special të Prive, drejtuesja e këtij emisioni, Liberta Spahiu, ka treguar rreth ndarjes së saj me Getoar Selimin.

Gjatë ushqimit, mysafirët i kanë bërë pyetje prezantueses, ndërsa Blero e kishte pyetjen më të vështirë. Ai e pyeti Libertën rreth arsyeve të ndarjes me Getin.

Në përgjigjen e saj, ajo tha se reperi i përzihej për yjet që ajo i prezantonte dhe se ajo kishte zgjedhur karrierën.

Në insistimin e Bleros nëse ishte xhelozia shkaktare për ndarjen e çiftit, Liberta e pohoi një gjë të tillë.

Edhe pse u përfol në media, asokohe prezantuesja dhe reperi nuk e pranuan publikisht romancën e tyre, ndërsa tash Liberta e konfirmoi se ata kanë qenë në lidhje.

Ndryshe, Geti aktualisht po shijon një lidhje dashurie me prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollca, me të cilën po ashtu nuk e kanë pranuar publikisht marrëdhënien mes tyre, pos disa fotografive që janë publikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version