Telegrafi

Xhelozia, gjë e keqe: U hakmor ndaj veturës së të dashurit! (Foto)

Duke qenë xheloze në partnerin, ajo vendosi t’ia mbulonte veturën me peceta higjienike, pasi dyshonte se ai kishte një aferë.

Kështu veproi Li Tan nga Danchegu i Kinës, kur i dashuri saj De Wu nuk i përgjigjej telefonatës së saj.

Por, 23-vjeçarja bëri një gabim të madh me reagimin ndaj veturës së të dashurit të saj, një vjet më të vjetër se ajo, transmeton Telegrafi.

Së bashku me disa miq të partneres, Wu kishte qenë duke planifikuar një festë surprizë për të dashurën, me rastin e ditëlindjes së saj.

Në fakt, befasi më të madhe nuk kishte marrë ndonjëherë në jetë ajo, por… gaboi! /Telegrafi/