Site icon Telegrafi

‘Xhelati’ i Putinit vritet nga një snajper, ai akuzohej për vrasje masive të robërve të luftës dhe civilëve në Ukrainë

Një nga mercenarët më famëkeq të Vladimir Putinit, i cili gjithashtu luftoi në Siri, është vrarë nga një snajper ukrainas.

Kështu raportojnë disa media, përfshirë Sky News, Daily Mail, Mirror,…, sipas të cilave, Vladimir Andonov, 44 vjeç, nga rajoni Buryatia i Lindjes së Largët të Rusisë, ishte pjesë e grupit famëkeq Wagner të mercenarëve rusë dhe besohet se është qëlluar për vdekje në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore, përcjell Telegrafi.

Andonov e fitoi emrin “Xhelati” për shkak të taktikave brutale luftarake që ai ka përdorur gjatë luftimeve në Ukrainë dhe në misionet e mëparshme në Siri dhe Libi.

Operativët e Grupit Wagner janë të gjithë ish-parashutistë ose forca speciale dhe kanë disa nga të dhënat më të këqija për kryerjen e krimeve të luftës në të gjithë globin.

Vdekja e tij u raportua fillimisht nga botimi rus Moskovsky Komsomolets, i cili shkroi: “Është bërë e njohur vdekja në Ukrainë e Vladimir Andonov, i njohur më mirë si Vaha”.

“Ai ka vdekur gjatë një zbulimi të zonës së bashku me shokun e tij”.

Ndërkohë thuhet se ai ka të ngjarë të ketë vdekur nga një goditje me snajper.

Moskovsky Komsomolets tha se ai ka luftuar më parë për Rusinë në Donbas në Ukrainën lindore në vitin 2014, duke shërbyer në forcat speciale dhe duke marrë një medalje “Për meritë në betejë”.

Madje Andonov besohet të ketë pasur një rol kryesor në vrasjen masive të robërve të luftës ukrainas, si dhe në masakrën e civilëve në Donbas.

Lajmi shënon një tjetër humbje të madhe ushtarake për presidentin rus Vladimir Putin, i cili gjithashtu humbi dy gjeneralë në një sulm të vetëm brenda natës.

Gjenerallejtënant Roman Berdnikov, 47 vjeç dhe gjeneralmajor Roman Kutuzov dyshohet se u vranë në të njëjtën pritë në një urë në Ukrainën lindore të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version