Telegrafi

‘Xhbanja’ vazhdon pushimet (Foto)

Arjola Demiri është duke pushuar në Greqi, nga ku ka postuar një fotografi për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Tash kur ka përfunduar sezoni i serialit “O Sa Mirë”, ku aktorja portretizonte ‘Xhbanen’, ajo ka zgjedhur plazhet greke për të pushuar.

Fotografisë së publikuar, Arjola ia ka bashkëngjitur edhe një mesazh për fansat e saj.

Arjola shfaqet mjaft e thjeshtë (Instagram)

“Vëre zemrën, mendjen dhe shpirtin edhe në veprimet më të vogla. Ky është sekreti i suksesit”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu "Xhbanja" ekspozon linjat atraktive në një fotografi me bikini (Foto)

Në javët e fundit, aktorja ka publikuar edhe imazhe të tjera nga pushimet në vende të ndryshme, në të cilat vjen mjaft atraktive. /Telegrafi/