Rajmonda Nika dhe Mark Nika, gruaja dhe xhaxhai i Aleks Nikës janë paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me 21 janarin.
Thirrja në SPAK e familjarëve të Aleks Nikës vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rihapjen e çështjes së 21 janarit nga kjo prokurori.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 15 korrik ka regjistruar procedimin penal për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me 3 protestuesit e vrarë në tubimin e 21 janarit 2011.
Në njoftim zyrtar thuhet se nisja e hetimeve është bërë duke vlerësuar konkluzionet e vendimit të Gjykatës së Lartë pas kallëzimit te shtetases Rajmonda Nika si dhe vendimin e Gjykatës Evropiane per te drejtat e njeriut. Hetimet për 21 janarin e vitit 2011 nisin pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë.