Site icon Telegrafi

Xhavit Haliti ia zgjati dorën Avni Deharit para fillimit të seancës

Ka përfunduar seanca konstitutive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca është udhëhequr nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, ndërsa më herët atë e ka përshëndetur në mënyrë të afërt, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, transmeton Telegrafi.

Haliti ka shkuar në foltoren e Deharit, duke ia zgjatur dorën para se të fillonte seanca.

Kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version