Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, i cili është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj kryetarit të partisë, Albin Kurtit, pas lënies jashtë listës për deputetë.
Ai thotë se është tradhtuar nga Albin Kurti.
Përmes një shkrimi në Facebook, Drenori e ka quajtur Kurtin mashtrues.
“Mashtrues! Mashtrimin e vitit 2017 ta bëj hallall. Për mashtrimin 2019 ke hy borxh, madje koxha shumë”, ka shkruar Drenori.
Ndryshe, Xhavit Drenori muaj më parë ishte bashkuar LVV-së.
Për të, Kurti kishte thënë se luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative në shoqëri, do ta vazhdojë si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/