Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbana Xharra, ka theksuar se po bëhen shpifje se ajo ka marrë shuma të mëdha parash nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK).
Në emisionin InfoBox në RTV Dukagjini, ajo ka thënë se është e gatshëm ta deklarojë pasurinë dhe gjendjen bankare të saj, duke shtuar se deri më tani asnjë cent nuk e ka marrë nga partia të cilës i është bashkuar.
“Do të kërkoj llogari nga zyrtarët e lartë të VV-së për shpifjet që bëjnë ndaj meje”, ka shtuar Xharra. /Telegrafi/
Blendi Devolli