Site icon Telegrafi

Xhakës nuk do t’i pëlqejë aspak deklarata e Chamberlain rreth kartonit të kuq

Anësori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, ka folur pas ndeshjes për kartonin e kuq të Granit Xhakës ndaj Swanseas.

Anglezi tha se ishte një përjashtim i merituar për mesfushorin shqiptar dhe se duhet të mësojë nga kjo.

“Isha jashtë fushe dhe thosha me vete: ‘Padyshim se ai do të përjashtohet’”.

“Gjyqtarët na shpjeguan vendimin se ishte i drejtë, prandaj mendoj se ai nuk mund të ankohet”.

Lexo po ashtu Wenger komenton kartonin e kuq të Xhakës

“Ai nuk është lojtar i dhunshëm, por ndonjëherë është i ngathtë. Nuk është një mbrojtës natyral. Atij i pëlqen të luaj para”.

“Gjyqtari pa një ndërhyrje jo të mirë. Por, ishte si ishte dhe ai duhet të mësoj nga kjo. Të jesh inteligjent do të thotë të mos bësh gabimin e njëjtë dy herë”, ka thënë Chamberlain. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mpOfJQKd470

 

Exit mobile version