Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të mbetet një prej serialeve më të ndjekura në vend.
Vëmendje të madhe te shikuesit e serialit rrëmbejnë aktorët e tij, të cilët nuk janë të paktë në numër.
Arta Elezaj është modelja nga Klina, e cila është bërë pjesë e “O Sa Mirë” këtë sezon.
Ajo luan rolin e një vajze jo shumë të emancipuar, por që vëmendjen më të madhe e rrëmben me paraqitjen e saj gjithnjë atraktive në serial.
Elezaj është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa.
Së fundmi, ajo është shfaqur mjaft provokuese në një fotografi, duke promovuar një nga fustanet e linjës së fundit nga “BKR”.
Modelja është kujdesur që të vërë në pah gjoksin atraktiv, teksa merrte një pamje mjaft tërheqëse e veshur me fustanin e bardhë transparent. /Telegrafi/