Telegrafi

Xhaka i uron mirëseardhje Lichtsteinerit

(Foto: Getty Images)

Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve të parë që i ka uruar mirëseardhje Stephan Lichtsteinerit te Arsenali.

Mbrojtësi i djathtë është larguar nga Juventusi si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar për klubin nga Liga Premier.

Te Topçinjtë, ai do të takohet me bashkëlojtarin e tij nga përfaqësuesja, mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për ARSENALIN

Dhe natyrisht se Xhaka e ka mirëpritur lajmin për zyrtarizimin e 34-vjeçarit te klubi nga Emirates.

Ai e ka publikuar një fotografi të Lichtsteinerit në profilin e tij në Instagram për t’i uruar mirëseardhje.

“Mirë se vjen në familjen e Topçinjve”, ka shkruar Xhaka në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që para se t’i bashkohej Juventusit (në vitin 2011), Lichtsteiner ka luajtur edhe te Lazio (2008–2011), Lille (2005–2008) dhe Grasshopper (2001–2005). /Telegrafi/