Site icon Telegrafi

Xhaka si kapiten i Arsenalit: Na duhet shumë punë para fillimit të sezonit të ri

Tashmë ka startuar një ndër turnetë më të mirë të organizuar para fillimit të sezonit të ri të kampionateve evropiane – International Champions Cup.

Arsenali në takimin e parë të kësaj gare ka triumfuar kundër Bayern Munichut me rezultat 2-1 dhe ka rrëmbyer tri pikët e plota.

Pas takimit ka folur edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në këtë takim është paraqitur si kapiten i klubit anglez.

“Ndeshje e mirë sonte. Më shumë stërvitje na duhet që të përgatitemi për takimin me Newcastlen”, ka shkruar ndër të tjerash reprezentuesi zviceran.

Theksojmë se golat për londinezët i ka shënuar Louis Poznanski (autogol), Eddie Nkietah gjersa për bavarezët realizator ishte Robert Lewandowski.

Lexo po ashtu Arsenali mposht Bayernin në International Champions Cup

Kujtojmë se Unai Emery ditë më parë ka thënë se 26-vjeçari prishtinas mund ta zëvendësojë si kapiten Laurent Koscielnyn, i cili është në kërkim të një skuadre të re.

Pas kësaj, Arsenal zë pozitën e parë të renditjes tabelore me tri pikë gjersa Bayerni mbetet në të 11-tën me zero pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version