Granit Xhaka e ka shpjeguar mënyrën e festimit të golit të tij kundër Hull Cityt në muajin e kaluar.
Mesfushori shqiptar realizoi një gol fantastik nga largësia në fitoren prej 4-1 në KCOM Stadium.
Ndërsa në festën e tij, 24-vjeçari e vendosi gishtin tregues te buzët dhe hunda sikur t’i thoshte dikujt që të heshtë, ndërsa dorën tjetër e ngriti lart.
Ka pasur spekulime nga më të ndryshmet për këtë gjest – disa thoshin se i drejtohej Arsene Wengerit, ndërsa të tjerët besonin se ai u thoshte gazetarëve zviceranë ta mbyllnin gojën, sepse ata e kritikuan shumë pas deklaratave të Xhakës se me krenari do ta përfaqësonte Kosovën.
“Ishte spontane dhe nuk e kisha planifikuar. Mendoj se e kam ëndërruar një natë para ndeshjes. Ishte si një ‘deja vu’, prandaj e bëra”.
“E kisha parë në ëndërr këtë mënyrë të festimit. Ndërsa edhe emocionet ishin shumë të mëdha”, ka sqaruar Xhaka. /Telegrafi/