Telegrafi

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Granit Xhaka i është rikthyer stërvitjeve me Arsenalin pas një lëndimi që e la për disa javë jashtë fushave.

Mesfushori shqiptar luajti në ndeshjen e parë të Ligës Premier ndaj Newcastle United dhe ishte kapiten në fitoren 1-0 të londinezëve.

Megjithatë, Xhaka pësoi një lëndim të vogël, i cili e la për më shumë se një javë jashtë fushave të blerta duke ia humbur takimin ndaj Burnley fundjavën e kaluar.

Lexo po ashtu Xhaka i gëzohet ndeshjes së 100-të në Ligën Premier me Arsenalin

Por, kapiteni i Arsenalit është riaftësuar tashmë dhe i është bashkuar ekipit të Unai Emeryt në stërvitje.

Është vet, Xhaka, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se është rikthyer në stërvitje.

“Jam rikthyer … dhe po ndjehem mirë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, Arsenali udhëton te Liverpooli të shtunën në derbin e javës së tretë në Ligën Premier, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 18:30. /Telegrafi/