Telegrafi

Xhaka pritet të mungojë tri ndeshje, por do të kthehet në derbi

Gjyqtari duke ia shpjeguar Xhakës pse u ndëshkua me të kuq.

Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e Arsenalit ndaj Swanseas.

Mesfushori shqiptar me këtë rast pritet te dënohet me tre ndeshje mos lojë në Ligën Premier.

Në rast se kjo ndodh ati do të mungon ndaj Middlesbrough, Reading dhe Sunderlandit.

Por, lajmi i mirë është se Xhaka do të jetë i gatshëm për Topçinjtë në derbin londinez ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/