Telegrafi

Xhaka po kritikohet shumë te Arsenali – por të gjithë harrojnë se është lider, kjo tregohet edhe në rastin me Nelsonin

Granit Xhaka që disa muaj po kalon nëpër një periudhë të vështirë te Arsenali.

Mesfushori shqiptar fillimisht kishte përplasjen me tifozët në fund të vitit që lamë pas, duke pasuar me marrjen e shiritit dhe duke e shpallur në njëfarë forme si lojtar të padëshiruar.

Xhaka mbrëmë kishte një përplasje me Rob Holding në kuadër të FA Cup shkaku që ky i fundit humbi topin në rastin vendimtar, përballje kjo që Arsenali e fitoi 1-0 ndaj Leeds United.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte kritikuar në të dyja rastet për qasjen e tij dhe që kjo mund t’i kushtojë edhe me largim nga skuadra.

Por, Xhaka njihet si një lojtar që është lider në fushë dhe kjo më së miri vërtetohet edhe në rastin e fundit me Reiss Nelson.

Lexo po ashtu Moment i hidhur për Xhakën në fitoren e Arsenalit në FA Cup - kishte një zënkë verbale me Rob Holding

Derisa anëtari i The Gunners po largohej nga fusha, mesfushori iu afrua dhe i dha mbështetje, duke i treguar se bëri një paraqitje të mirë.

Xhaka tregohet nganjëherë i nxituar me veprimet e tij, mirëpo që te Arsenali deri më tani ka bërë një punë të madhe. /Telegrafi/